Bajerni i Mynihut ka arritur një fitore spektakolare në javën e tretë të Bundesligës, duke mundur në transfertë Bohumin me rezultatin e thellë 0-7.
Sfida u dominua që në fillim nga kampionët e Gjermanisë, të cilët në pjesën e parë shënuan katër herë, ku në listën e golashënuesve ishin dhe De Ligt e Mane.
Senegalezi realizoi dhe në pjesën e dytë me anë të një penalltie, me skuadrën bavareze që ka shkuar në kuotën e 15 golave në tre ndeshje të luajtura në Bundesligë dhe vetëm një i pësuar.
Në sfidën tjetër të ditës së sotme, Frankfurti barazoi me Këlnin në shtëpi me rezultatin 1-1.
Kështu Bajerni udhëheq i vetëm Bundesligën mbas tre javëve, duke qenë e vetmja skuadër me pikë maksimale.
REZULTATET:
FRANKFURT 1-1 KËLN
Kamada 71’ / Thielman 82’
BOHUM 0-7 BAJERN MYNIH
Sane 4’, De Ligt 25’, Koman 33’, Mane 42’, (P) 60’, Gamboa (A.G) 69’, Gnabri 76’
RENDITJA:
Arena e Lajmit
