Ish-futbollisti i Besës së Kavajës dhe Skënderbeut në futbollin shqiptar, Bernard Berisha, ka gjetur rrugën e rrjetës në elitën e futbollit rus, në ndeshjen ndaj CSKA Moskës. Vetëm 2 minuta në fushën e lojës i mjaftuan shqiptarit të Kosovës për të tundur rrjetën.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vendasve, teksa në minutën e 56-të, trajneri i Akhmat Groznit, hodhi në fushë Bernard Berishën, në minutën e 58-të, mesfushori 30-vjeçar arriti të shënonte, duke ngushtuar shifrat në 3-2. Ky ishte goli i parë për këtë sezon për Berishën, i cili është bashkuar me skuadrën e Akhmat Groznit që në sezonin 2016/2017.
Arena e Lajmit
