Atentatet e krimit të organizuar/ Mërtiri: Shqipëria eksporton krimin në botë. Gazetari: Vrasjet janë hakmarrje, nuk ndalohen dot të gjitha

Gsdgfsdgsdfg

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me skenën e krimit të organizuar në vend, ndërsa ka deklaruar se që nga rasti i Ervis Martinajt të gjitha rastet në vend me përplasje kanë qenë për shkak të dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Ai shtoi se në qytete si Vlora, Elbasani apo Shkodra vrasjet dhe atentatet vijnë si pasojë e hakmarrjeve të cilat mund të parandalohen në një rast, por jo në të tjerat sipas tij.

Nga ana tjetër sociologu Ergys Mërtiri tha se qyteti i Elbasanit është prej kohësh një vatër konfliktesh të mëdha pasi gjeneron krim rreth e rrotull dhe importon këtë krim nga gjithë zonat e Shqipërisë.

Ai tregoi se këto bëhen me ndihmën e shtetit dhe ndan interesat me të ose vetë policia ka frikë nga krimi i organizuar, ndërsa theksoi se Shqipëria po eksporton krimin e saj në botë duke u bërë një “vend lider” për keq.

Pjesë nga biseda:

Bregu:

Që nga çështja Martinaj të gjitha rastet me përplasje kanë qenë për dëshmitë e Dumanit sepse aty u zbuluan armiqësitë dhe nivelet e tyre. Mos harrojmë që në dekadën e fundit në Elbasan janë vrarë shumë persona. Nuk pretendojmë dot që hakmarrja të mos ekzistojë. Elbasani, Shkodra, Durrësi më pak, në Vlorë. Janë qytete me raste të tilla që nuk harrohen. Bravo policisë që e ka kapur atë në bazë të informacionit, por nuk pretendojmë dot që 7 -8 atentate të tjera të kapen. Flasim për Alibejn që është në burg, ai porosit një vrasje si e si të marrë hakun e atyre që i janë vrarë. Kështu funksionojnë në mënyrën e tyre ata. Nëse në Fier merret vesh për shembull që ka një polic të korruptuar, krimi e merr vesh. Elbasani është një vatër. Në Elbasan janë shumë familje të përziera në historinë e gjakderdhjes. Nuk janë si në Mirditë apo në Dibër apo diku tjetër ku ka beteja mes dy fisesh.

Mërtiri:

Elbasani është prej kohësh vatër konfliktesh të mëdha. Gjeneron krim rreth e rrotull dhe aty mblidhet krimi që importohet nga zonat e tjera të vendit. Ky lloj kriminaliteti nuk bëhet pa bashkëpunimin e policisë. Krimi nuk lulëzon dot pa pasur sigurinë e shtetit në krahun tënd. Nuk mund të kesh armatë njerëzish nën urdhra. Një polic i korruptuar është një informacion që përhapet në rrjetet e organizuara. Nëse e dinë kriminelët që një polic bashkëpunon me krimin si mund të mos e dijë policia. Mendoj se këto bëhen me ndihmën e shtetit dhe ndan interesat me të ose vetë policia ka frikë nga krimi i organizuar. Ne kemi filluar të eksportojmë krim të organizuar në botë. Krimi shqiptar është globalizuar tani. Shqipëria po bëhet vend lider nëpër botë për krimin. Nuk kemi ndonjë aftësi gjenetike por Shqipëria e favorizon krimin e organizuar. Pa këtë favorizim nuk mund të kishte një zhvillim të tillë.

Atentatet e krimit të organizuar/ Mërtiri: Shqipëria eksporton krimin në botë. Gazetari: Vrasjet janë hakmarrje, nuk ndalohen dot të gjitha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook