Detaje nga aksidenti në Berat, tragjedi e dyfishtë për familjen, një muaj më parë humbi djalin, sot tjetrin

Aksidenti Ne Berat

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në familjen Merkaj, e cila rreth 1-muaj më parë humbi djalin, që u gjet i mbytur në ujërat e lumit Osum. Një tjetër vdekje e dhimbshme dhe tragjike për këtë familje ishte aksidenti i rëndë i djalit të tyre 28 vjeç, i cili humbi jetën në një aksident të ndodhur gjatë natës. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Ura e Kuçit-Dimal, në rreth rrotullimin e Poshnjës, ku ndahen rrugët drejt Dimalit, Kuçovës dhe Beratit.

I riu pasi ka humbur kontrollin e mjetit, është përplasur me shtyllën dhe pasi ka përfunduar në kanal, Benzi është përfshirë në flakë. Për pasojë, Kliti Merkaj është shkrumbuar brenda mjetit.

Ende nuk janë përcaktuar saktë shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërkohë që policia është duke punuar ende. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie e zjarrfikëseje, që edhe pse kanë mundur të shuajnë flakët nuk kanë shpëtuar dot të riun, që ishte shkrumbuar brenda mjetit. Trupi i pajetë e Merkaj u transportua në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook