Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, pranga për të riun në Kuçovë

51646993 F477 4dac Bb21 5ff6caa2954c

Një 23 vjeçar është arrestuar në Kuçovë pasi kishte përshtatur lokalin e tij për organizmin e lojërave të fatit.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale R. T., 23 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, janë gjetur dhe sekuestruar një tavolinë pokeri, një valixhe me çipsa, letra bixhozi, para, një celular, tableta për lojëra fati dhe një makinetë, që përdoren për lojëra fati.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë/Vijon operacioni policor i koduar “Lojtari”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Kishte përshtatur lokalin e tij, për organizimin e lojërave të ndryshme të fatit, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, vihet në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, 1 aparat celular, tableta dhe 1 makinetë, të cilat përdoreshin për të luajtur lojërat e paligjshme.

Sekuestrohet dhe një shumë parash    që dyshohet se është përfituar nga këto lojëra.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, që ushtrohej në një lokal, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lojtari”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi R. T., 23 vjeç, banues në fshatin Perondi,  Kuçovë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në Kuçovë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R. T., janë gjetur 1 tavolinë pokeri, një valixhe me çipsa, letra bixhozi, tableta për lojëra fati dhe 1 makinetë, që përdoren për lojëra fati, të cilat u sekuestruan në silësinë e provës materiale së bashku me 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×