Ndezi zjarr te “Kepi i djepzave” dhe flakët dogjën një sipërfaqe të madhe toke, pranga piromanit në Klos

800 0 Digjet Ullishte

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kepi i djepzave”, ndërkohë që flakët u përhapën duke djegur një sipërfaqe të madhe toke dhe duke shkaktuar panik tek banorët.

Ngjarja në fjalë ndodhi në Klos, ndërsa pas hekurave përfundoi Agim Xhiherri.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Klos arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 38 vjeç. Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kepi i djepzave”, bashkia Klos, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është shkaktuar panik tek banorët dhe janë djegur sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×