Situata e Herri Meguajër te Junajtid nuk është ajo më e mira e mundshme me anglezin që shihet si fajtori kryesor i gjendjes së skuadrës për shkak të rolit si kapiten dhe paraqitjeve zhgënjyese. Sidoqoftë “Djajtë” duket se do të vazhdojnë të besojnë tek anglezi me klubin që ka vendosur ta heqë nga merkatoja.
Sipas raportimeve nga “The Sun”, Junjatid ka marrë këtë vendim pas një takimi mes drejtuesve dhe trajnerit te skuadrës Erik Ten Hag që ka konfirmuar besimin e tij në drejtim të 29-vjeçarit.
Në ditët e fundit vëmendjen e mori lajmi i një shkëmbimi të bujshëm mes Çelsit dhe Junajtid, me londinezët që kishin ofruar kartonin e Kristian Pulisiç për të arritur te Meguajër.
Arena e Lajmit
