Shiste lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë 18-vjeçari në Korçë, ja çfarë iu sekuestrua

Policia 20

Një 18 –vjeçar në Korçë është vënë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Blutë e Korçës njoftuan se në kontrollin e ushtruar në automjetin e të riut, u sekuestruan 1 grirëse me mbetje të dyshuara narkotike kanabis, 1 peshore e vogël elektronike dhe 11 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë:
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga 1 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. M., 18 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se ky shtetas ushtronte këtë aktivitet të paligjshëm, e kanë ndaluar atë, në lagjen nr. 10, Korçë. Gjatë kontollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Mercedes-Benz”, u gjetën 1 grirëse me mbetje të dyshuara narkotike kanabis, 1 peshore e vogël elektronike dhe 11 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Shiste lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë 18-vjeçari në Korçë, ja çfarë iu sekuestrua

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook