Pep Guardiola duartroket skuadrën e tij, pavarësisht se kundër Njukasëllit dukej një ndeshje që mund të fitohej.
“Çelsi u mund nga Lidsi, ne ngëcëm në Njukasëll dhe mendoj se mjafton kjo pasdite për të konfirmuar se Premier Liga është kampionati më i fortë në botë, por edhe më emocionuesi, pasi dua të përgëzoj atmosferën që krijuan tifozët e Njukasëllit në stadium.
Ishte diçka vërtet mbresëlënëse, ajo për të cilën unë dhe të tjerë e adhurojmë futbollin. Ashtu sikurse më pëlqeu shumë edhe mënyra sesi futbollistët e mi luftuan deri në fund, pas disavantazhit 3-1.
E vërteta është se këtë ndeshje mund ta kishim humbur, pasi me atë çfarë pashë në fushë, jam i sigurt se Njukasëlli është dhe do të jetë edhe më shumë një ndër rivalet më të forta në Premier Ligë.
Mund ta kishim përmbysur? Nuk e di, në fund të sfidës humbëm shumë kohë me pasime të kota, por ishte meritë e Njukasëllit”, u shpreh trajneri i Sitit pas ndeshjes që përfundoi në barazimin 3-3.
Arena e Lajmit
