VIDEO/ “Këtu ndërtova jetën time”, Kasemiro i jep lamtumirën Realit mes lotësh: Do të kthehem një ditë

Transferimi i mesfushorit të Realit, Karlos Enrike Kasemiro ishte një “bombë” e vërtetë në këtë merkato, me futbollistin që i dha sot lamtumirën “Los Blancos” në një konferencë për shtyp që u mbajt në nder të tij.

46464

Braziliani theksoi momentet e bukura që ka kaluar në klub së bashku më Toni Kros dhe Modriç, duke formuar një mesfushë që fitoi gjithçka si dhe premtoi se një ditë do të rikthehet përsëri në klub.

“Kur u largova nga Sao Paolo e dija se një ditë do të luaja në skuadrën e parë të Realit. Këtu ndërtova jetën time, familjen time. Fitova shumë tituj, por më e rëndësishmja ishte që kisha mundësinë të stërvitesha çdo ditë këtu.

Me Kros dhe Modriç kemi arritur rezultate të mëdha, kemi shijuar futbollin.

Një ditë do të kthehem për të dhënë ndihmën time në këtë klub”, u shpreh Kasemiro.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×