Aventurë e re për Sokol Cikalleshin, sulmuesi i Kombëtares ndryshon kampionat

Sokol Cikalleshi nis një aventurë të re në karrierën e tij, duke u larguar pas 7 vitesh nga futbolli turk, për të provuar një eksperiencë të re. Sulmuesi 32-vjeçar, nga ky sezon do të tregojë vlerat e tij në futbollin e Arabisë Saudite.

SOKOL CIKALLESHI 2

Pas një akordi mes palëve, klubi i Koniaspor ka pranuar që të huazojë Cikalleshin në radhët e klubit të Al Khalej, i cili militon në elitën e futbollit në kampionatin e Arabisë Saudite. Futbollisti shqiptar do të jetë i huazuar për këtë sezon në radhët e kësaj skuadre, e cila kërkon të afirmohet në elitë.

Për sulmuesin shqiptar, i cili ka shkëlqyer në futbollin turk duke qenë protagonist në vitet e fundit me Koniaspor, kjo është një aventurë e re e rëndësishme në një kampionat i cili po tërheq futbollistë të njohur.

Në këtë sezon në Arabi Saudite janë regjistruar futbollistë nme emër edhe në arenën ndërkombëtare si Ospina, Luiz Gustavo, Kuaison, Junes, Taktsidis apo Ighalo.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×