Barazon rekordin e Roberto Baxhos, ish-sulmuesi i Interit arrin statistikën e veçantë në Serinë A

Bolonja ka barazuar ditën e djeshme ndaj Veronës me rezultatin 1-1 në stadiumin “Renato Dall’Ara”, e vlefshme për javën e dytë të Serisë A italiane.

ARNAUTOVIC 1

Sfida u zhbllokua me anë të Marko Arnautoviç për Bolonjën në minutën e 21′ dhe më pas baraspesha u vendos nga Tomas Henri në minutën e 43′.

Sipas faqes së njohur të statistikave “OPTA Paolo”, ish-sulmuesi austriak i Interit, Marko Arnautoviç është bërë lojtari i parë që shënon gol për Bolonjën në dy sfidat e para të Serisë A që nga koha e Roberto Baxhos në sezonin 1997/1998.

Një statistike e veçantë kjo për sulmuesin 33-vjeçar.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook