
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Athinë, ku mbeti i vrarë aksidentalisht 40-vjeçari shqiptar. “BalkanWeb” mëson se autorët janë nga Shqipëria e Jugut dhe janë persona me rrezikshmëri të lartë.
Janë pjesë e grupeve kriminale shqiptare, dhe dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Greqi.
Kujtojmë se mbrëmjen e të martës, një grup shqiptarësh kanë hyrë në një lokal ku kanë debatuar me njëri-tjetrin. Më pas kanë dalë jashtë lokalit, ku kanë vazhduar sherrin dhe më pas njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.
Për pasojë ka mbetur i vdekur shqiptari, i cili nuk kishte lidhje me grupin, por ndodhej në lokal.
Arena e Lajmit