Françesko Açerbi me shumë mundësi do të jetë afrimi më i ri i Interit. 34-vjeçari i Lacios do të lërë bardhekaltrit për t’iu bashkuar ish-trajnerit të tij, Simone Inzagi, që është fansi më i madh i tij në Milano.
Edhe pse ende ngelet të përcaktohet nëse mbrojtësi do të vijë si huazim apo si transferim përfundimtar për 5 milionë euro, klubet kanë rënë parimisht dakord për operacionin, pasi lojtari kishte refuzuar më parë Olimnpikun e Marsejës që kishte shfaqur interes për të.
Por, ndërkohë që Inzagi mund të bashkohet me të preferuarin e tij, tifozët zikaltër kanë dalë kundër këtij transferimi duke e shprehur të gjithë indinjatën e tyre në rrjet, aty ku Açerbi konsiderohet si milanist.
Arena e Lajmit
