Junajtid-Liverpul, përballje që vlen më shumë se tre pikë. Zbuloni statistikat e veçanta të klasikes së Premier Ligës

Mançester Junajtid pret Liverpul në javën e tretë të Premier Ligës, me të dyja skuadrat që duket se nuk janë në formën e tyre më të mirë dhe ku do të kërkojnë tre pikët e para. “Panorama Sport” ju sjell me statistikat më të veçanta të kësaj sfide, e cila quhet dhe si klasikja e futbollit anglez.

mancester junajtid liverpul

NDESHJE TË LUAJTURA

– 60 takime të zhvilluar

– 28 fitore Junajtid

– 14 barazime

– 18 fitore Liverpul

GOLA TË SHËNUAR

– Gjithsej 155 gola

– Mesatarisht 2.53 gola për ndeshje

– Mançester Junajtid 81 gola

– Liverpul 74

SERIA MË E GJATË POZITIVE

– Mançester Junajtid 1996- 2000, 8 ndeshje

– Liverpul 2000-2002, 4 ndeshje

FITORET MË TË THELLA

– Mançester Junajtid 4-0 Liverpul (5 prill 2003)

– Mançester Junajtid 0-5 Liverpul (24 tetor 2021)

GOLASHËNUESIT

– Mohamed Salah 8 gola

– Stiven Zherard 8 gola

– Uejn Runi 7 gola

STATISTIKA TË TJERA

– Mançester Junajtid ka fituar vetëm një nga 12 ndeshjet e fundit të Premier Ligës kundër kundër Liverpulit (6 barazime, 5 humbje).

– Skuadra e Jyrgen Klop mund të fitojë katër takime radhazi në Premier Ligë për herë të parë që nga viti 2002.

– Liverpuli do të kërkojë për herë të parë katër fitore radhazi ndaj Mançester Junajtidit, si pritës i sfidës.

– Mançester Junajtid mund të humbasë tre ndeshjet e para të një sezoni të Premier Ligës për herën e katërt që nga viti 1986.

– “Djajtë e Kuq” po përpiqen të shmangin humbjen e pesë ndeshjeve radhazi për herë të parë në 50 vjet.

– Junajtid është skuadra e vetme që ka humbur më parë dy ndeshjet e para të sezonit, por në fund të arrinte të fitonte titullin, konkretisht në sezonin 1992-1993.

– Liverpuli e nisi pa asnjë fitore në dy javët e para kampionatin, për herë të parë që nga viti 2012

– Skuadra e Jyrgen Klopit është e pamposhtur në të 21 ndeshjet e tyre në Premier Ligë të zhvilluara në vitin diellor 2022 (16 fitore, 5 barazime).

– Mohamed Salah është një gol larg nga të bërit lojtari i parë i Liverpulit në histori që arrin shifra dyshifrore kundër Junajtid.

– Salah ka shënuar tetë gola në katër paraqitjet e tij të fundit kundër “Djajve të Kuq”.

SHËNIM: Këto statistika janë të vlefshme nga viti 1992 e në vazhdim, kur kampionati anglez ndryshoi emër në Premier Ligë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×