“Kamerat po largohen nga zonat elektorale gri”, paralajmërimi i gazetarit: Do të ketë përplasje! Pozicionet ku nga ku janë hequr…

Kamerat Cmontim

Gazetari investigativ Artan Hoxha tregon pse u hoqën pikërisht tani kamerat që monitoronte krimi i organizuar në disa qytete të vendit.

Në një intervistë për A Show, Hoxha tha se kamerat janë larguar nga disa zona elektorale gri dhe sipas tij në këtë fushatë për zgjedhjet vendore do ketë përplasje.

“E di pse po hiqen? Do ta provojmë gjatë fushatës elektorale. Këto kamera nuk i kontrollojnë autoritetet. Ato na kanë dhënë ne materiale të cilat denonconin veprime që bëhen nga pushteti. Në fushatë bëhen shpërndarja, presioni etj. Këto kamera që nuk i kontrollon salla operative, mund të kthehen në armë për kundërshtarin. Po të shikosh pozicionet ku janë hequr kamerat janë zona gri gjatë fushatës elektorale dhe aty do të kemi përplasje shumë interesante”, u shpreh ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×