Një i vrarë nga sherri mes shqiptarëve në Athinë, viktima nuk kishte lidhje me grupin, çfarë u zbulua në vendin e krimit

Athine

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari shqiptar në Athinë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të martës në orën 23:40. Pas një sherri të ndodhur mes një grupi shqiptarësh, njëri ka ka marrë një plumb dhe si pasojë e plagëve ka humbur jetën.

Bëhet me dije se 40-vjeçari është vrarë aksidentalisht, pasi nuk ka pasur lidhje me grupin e shqiptarëve të tjerë të përfshirë në debate. Viktima në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ishte duke pirë kafe.

Sakaq në vendin e ngjarjes u gjet një fuoristradë e tipit amerikan dhe mendohet se i përket një prej autorëve. Po ashtu policia ja sekuestruar 9 gëzhoja, një plumb të deformuar dhe një pistoletë 9 game.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×