Përplasja mes grupeve kriminale i mori jetën aksidentalisht shqiptarit, shkak i sherrit larja e hesapeve. Makina e parkuar në zonë…

1e07254e 6c43 4c80 Ba25 690c1a8a8084

Autori i ngjarjes së ndodhur në Athinë, ku mbeti i vrarë aksidentalisht 40-vjeçari shqiptar ende nuk është identifikuar. “BalkanWeb” mëson se grupi prej shtatë shqiptarësh ka debatuar për larje hesapesh, për ngjarje të ndodhura mes tyre.

Siç u raportua më herët autorët janë nga Shqipëria e Jugut dhe pjesë e grupeve kriminale shqiptare. Gjithashtu mësohet se janë të përfshirë në trafik droge në Athinë.

Sakaq autoritetet po hetojnë lidhur me mjetin e gjetur në vendin e ngjarjes, po ashtu policia është vënë në kërkim të një Mercedez-Benz ngjyrë gri me targa greke, si edhe një fuoristradë me targa shqiptare. Një tjetër detaj që është zbuluar është fakti se përpara ngjarjes, një makinë me targa shqiptar ndodhej në zonë, dhe duket se në vendin e ngjarjes kanë ardhur pjesëtarët e grupit për t’u sqaruar në Greqi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×