Nuk ka mjaftuar humbja e pabesueshme 2-3 përballë Verder Bremenit, por klubi verdhezi është kritikuar ashpër dhe nga tifozët e tij.
“Muri i verdhë” ka kritikuar klubin për biletat shumë të shtrenjta me një baner thumbues. “Dashuri e vërtetë? Por çmimet e biletave si nëpër bordello”, ishte ajo më pikantja e shpalosur nga tifozët verdhezinj.
Një tjetër baner shkruante: “Këtu janë biletat më të shtrenjta në Gjermani”.
Arena e Lajmit
