Totenhemi i Antonio Kontes duket se ende nuk e ka mbyllur merkaton e transferimeve, ku objektivi i radhës për londinezët është mesfushori i Atalantës, Ruslan Malinovski.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, tekniku italian e shikon 29-vjeçarin si përforcimin perfekt për të kompletuar mesfushën me Totenhemin që për momentin nuk ka në organikë një mesfushor me karakteristikat e ukrainasit.
Trajneri i Atalantës, Gasperini e la të hapur mundësinë e largimit për të, ku në rast të një oferte të mirë ekonomike italianët do të lejonin kalimin e Malinovskit në Angli.
Arena e Lajmit
