Endri Çekiçi duket se më në fund ka lënë pas dëmtimin që e la jashtë fushave të lojës në startin e këtij edicioni. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare është kthyer përsëri sot titullarë me ekipin e Koniaspor dhe ka lënë shenjë ashtu siç di ai, me një supergol.

Në minutën e 29 të pjesës së parë, futbollisti i kombëtares mori topin në të djathtën dhe lëshoi një gjuatje e cila kaloi mbi portierin dhe përfundoi në rrjetë, pas krahëve të tij. Një supergol nga mesfushori i përfaqësues shqiptare, i pari në këtë sezon ku nuk kishte luajtur asnjë ndeshje zyrtare për shkak dëmtimi.
Në sezonin e kaluar, Çekiçi shënoi 6 gola dhe dha 3 asiste në kampionat, duke ndihmuar skuadrën e Koniaspor që të siguronte një vend në Europë.
Arena e Lajmit
and then