Humbja ndaj Vijareal është përjetuar shumë keq nga tifozët e Atletiko Madrid dhe ka sjellë një tension të pazakontë, që ka çuar thuajse në përleshjen e tyre më një prej futbollistëve të skuadrës.
Ultrasit qëndruan në stadium pas sfidës dhe disa prej tyre nisën koret kundër lojtarëve të cilët kishin qëndruar aty dhe po bënin disa ushtrime. Aty ishin kryesisht lojtarët e stolit dhe ata që luajtën pak minuta, me Grizman që ishte në epiqendër të kritikave të mbështetësve.
Një situatë që nuk është pranuar nga Mario Hermoso, i cili u është kundërpërgjigjur duke marrë një lumë të sharash. L:ojtrai nuk ka duruar dhe është vërsulur drejt tribunës për t’u përleshur me mbështetësit e skuadrës së tij, të cilët nuk ngurruan që ta gjuanin me shishe.
Mario Hermoso does not hold back.
[🎥 @benzorcde]
pic.twitter.com/wtR2LzXd3V
— Atletico Universe (@atletiuniverse) August 21, 2022
Vetëm ndërhyrja e Kondogbia dhe forcave të sigurisë në stadium evitoi një përleshje të lojtarit në një klimë shumë të tensionuar në radhët e skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone.
Arena e Lajmit
