VIDEO/ Radu bën me “dhimbje koke” Murinjon, Roma merr tre pikë mes vuajtjesh përballë Kremonezes

Roma arriti një fitore mes vuajtjesh përballë Kremonezes në shtëpi, duke triumfuar me rezultatin minimal, 1-0.

roma

Portieri i miqve, Radu, duket se e la pas gabimin me Fiorentinën dhe dha një performancë fantastike në “Olimpico”, gjithsesi kjo gjë nuk e ndihmoi skuadrën e tij për të marrë pikë.

Ishte Kris Smolling, i cili me anë të një gjuajtje me kokë, ndëshkoi gardianin rumun, në minutën e 65’, që i dha fitoren e dytë verdhekuqve.

Tashmë skuadra e Murinjos ka 6 pikë në renditje dhe në sfidën e ardhshme, do të ndeshet në transfertën e Torinos, ku përballë do të ketë Juventusin.

REZULTATI:

ROMA 1-0 KREMONEZE

Smalling 65′

NGJARJET KRYESORE:

90+4′ Mbyllet sfida!

65’ GOOOL Roma 1-0/ Smalling lëshon një gjuajtje të bukur me kokë, pasi e la veten të lirë në një goditje këndi, duke kaluar në avantazh vendasit.

55’ El Sharaui lëshon një gjuajtje nga distanca, me Radun që e devijon dhe çon topin në traversë. Sfera kthehet në këmbët e Dibalës, i cili me portën e boshatisur e dërgon atë jashtë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

19’ Zaniolo lëshon një gjuajtje të fortë e cila ndalet nga Radu, me topin që kthehet te Dibala. Ky i fundit bën të njëjtën gjë si shoku i tij i skuadrës, por gardiani rumun eviton sërish golin.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet

RENDITJA:

asf

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×