Aksident në Korçë, plagoset një grua, detajet e para

D8ee4ec2 Dfb6 48dc 8011 57530da1ecc3

Një aksident me pasojë plagosjen e një gruaje ka ndodhur në bulevardin Republika në Korçë.

“BalkanWeb” mëson se menjëherë pas ngjarjes, 69-vjeçarja është transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

“Më datë 22.02.2023, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 1, në bulevard “Republika”, automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin M. D., ka aksidentuar këmbësoren N. K., 69 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×