EMRI/ U vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve rivale, identifikohet shqiptari në Athinë, punonte si…

057068dd 84d1 4b91 82b0 22b0ac343ece

Identifikohet shqiptari që mbeti i vrarë mbrëmë në Greqi. 40-vjeçari u vra aksidentalisht teksa ishte në një lokal në Athinë. Viktima është identifikuar nga vëllai i tij, ndërsa bëhet fjalë për shtetasin Pellumb Islami. Mësohet se 40-vjeçari punonte si hidraulik në Greqi.

Ai nuk kishte lidhje fare me grupin e shqiptarëve të përfshirë në sherr, por plumbi e ka kapur rastësisht teksa shihte ndeshjen e futbollit. Ndërkohë të dhënat më të fundit bëjnë fjalë për shkëmbim zjarri mes dy grupeve, pasi ka dyshime se janë përdorur dy armë.

Njeri grup përbehej nga 4 dhe tjetri nga 3 shqiptarë. Ata dyshohet se janë nga jugu i Shqipërisë dhe konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë, të përfshirë në grupe kriminale të trafikut të drogës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×