Fitorja në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Vllaznisë i ka motivuar drejtuesit e klubi të Erzenit për ta përforcuar akoma më shumë ekipin.
Ashtu siç ka paralajmëruar prej ditësh “Panorama Sport”, sulmuesi Ilirid Ademi mund të quhet tashmë i shijakasve.
Pas negociatave të shumta, klubi dhe lojtari kanë rënë dakord dhe tashmë pritet që 27-vjeçari nga Gostivari të dalë në stërvitje me shijakasit.
Ademi vjen pas një kampionati shumë të mirë në sezonin e fundit, ku në dy fazat e para ishte pjesë e Laçit, ndërsa në gjysmën tjetër luajti për Egnatian, ku u shfaq si golashënues.
Ademi është një sulmues krahu, i cili mund të luajë qoftë në të djathtë, ashtu edhe në të majtë.
Ndërkohë, gazeta mëson se klubi po bën gjithçka që brenda kësaj jave të mbyllë edhe një marrëveshje tjetër me një qendërsulmues.
Burime pranë drejtuesve tregojnë se bëhet fjalë për një lojtar me potencial nga Brazili, emri i të cilit për momentin nuk tregohet për efekt negociatash.
Kujtojmë që në ndeshjen e fundit trajnerit Xhevahir Kapllani iu desh të improvizonte në repartin ofensiv, pasi edhelojtarët që kishte provuar në këtë pozicion, nuk arritën të federoheshin në kohë, duke munguar ndaj Vllaznisë.
Këtë javë shpresohet që sulmuesit Progon Maloku dhe Thierno Thioub tëjenë gati për ndeshjen e së shtunës ndaj Kastriotit.
Ndërkohë, në ndeshjen e parë munguan edhe emra si mesfushori Enbija Shehu dhe mbrojtësi Drilon Kryeziu, për të cilët gjithashtu nuk është arritur të bëhet federimi.
RONALD FAJA – Arena e Lajmit
