
Shembja e paligjshme dhe në mënyrë arbitrare e “Prestige Resort” mesditën e sotme, duke iu vendosur 70 kg tritol, ka sjellë reagime të shumta.
Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Tregut të Shqipërisë, në një reagim të bërë në Facebook, shprehet se kryeministri i vendit, ka filozofinë e shkatërrimit dhe tritolit.
“Instalimi i frikës dhe terrorit tek bizneset, është gjithashtu një qëllim i diabolikut që drejton vendin. Prandaj indiferenca e shoqërisë dhe mungesa e solidaritetit për ngjarje të tilla, do të thotë intensifikim i shkatërrimit, i terrorit dhe instalim i diktaturës afatgjatë”, shprehet ai ndër të të tjera.
Reagimi i plotë:
Kur sheh këto pamje, nuk ka nevojë të kërkojmë se cila është fabula që fshihet pas ngjarjes. Pak rëndësi ka ajo për ne. E rëndësishme është të kuptojmë që Kryeministri i vendit tonë, ka filozofinë e shkatërrimit dhe tritolit. Një investim privat, nuk është vetëm e pronarit, është edhe e atyre që punojnë aty dhe mbajnë familjet, është edhe e vendit, sepse vendi shkon përpara dhe zhvillohet nga sipërmarrjet private. Instalimi i frikës dhe terrorit tek bizneset, është gjithashtu një qëllim i diabolikut që drejton vendin. Prandaj indiferenca e shoqërisë dhe mungesa e solidaritetit për ngjarje të tilla, do të thotë intensifikim i shkatërrimit, i terrorit dhe instalim i diktaturës afatgjatë.
Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Tregut të Shqipërisë.
President i “Neranxi Group