“Nuk i fryj zjarrit të nacionalizmit qesharak për Xhakën e Shaqirin”, Vasili i përgjigjet Ramës: Në 2018 ky karagjozi kryeministër postonte fotot, ka hallin e Serbisë se…

Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me kryeministrin Rama i cili u pyet në lidhje me futbollistët shqiptarë në ekipin e Zvicrës dhe ndeshjen e tyre ndaj Serbisë.

Vasili e cilësoi Ramën si “shkollëpaku” i cili ka zbrazur broçkulla, ndërsa ka shtuar se nuk ka kryeministër “më karagjoz në dynja”.

Sipas tij “në 2018 ky karagjozi kryeministër postonte fotot e Shaqirit dhe Xhakës, qe fitonin dhe bënin shqiponjën dhe luanin po për Zvicrën”, ndërsa sot “po karagjoz kryeministër po na thotë që Shaqiri dhe Xhaka po përdoren sot si mish për top për luftërat ballkanike”.

Vasili shkroi më tej duke këshilluar ndjekësit e tij të mos e lexojnë fare pasi kështu “mbroni trurin nga këto idiotësira kryeministrore të një njeriu që dihet që ka trurin e shkollëpakut”.

“Nuk e kuptoj pse duhet të flisja se nuk jam kryeministër i Zvicrës, por i Shqipërisë, nëse do i ndaja ato 2 shqiptarët që ne i shohim me dashurisë dhe simpati të madhe për një ndeshje të veçantë, ca do bëja, do i përdorja ato figura për politik dhe në një mënyrë aspak dinjitoze sepse është ekipi kombëtar i një shteti tjetër dhe do i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak, por nacionalizmi është sa qesharak aq edhe i rrezikshëm, nuk e shoh të nevojshme dhe kush e bën nuk bën gjënë e duhur”, tha Rama më herët ditën e sotme.

Postimi i plotë:
Shkollepaku shpraz broçkulla!
Epo karagjoz kryeminister nuk gjendet ne dynja!
Nga halli i Serbise, qe hengri dru ne futboll dhe gjuhes, qe e ka lene peng KM- ja shpraz mufka!
Ne 2018 ky karagjozi kryeminister postonte fotot e Shaqirit dhe Xhakes, qe fitonin dhe benin shqiponjen dhe luanin po perZvicren.
Sot po karagjoz kryeminister po na thote qe Shaqiri dhe Xhaka po perdoren sot si mish per top per luftrat ballkanike.
Ha ha ha haaaa, nuk sherohet ky , karagjoz ka lindur dhe ashtu do te mbese.
Nje keshille mos e lexoni fare se keshtu mbroni trurin nga keto idiotesira kryeministrore te nje njeriu, qe dihet qe ka trurin e shkollepakut!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×