Përfshihet nga zjarri apartamenti në një pallat pas Presidencës, evakuohen banorët

Zjarrfikese

Zjarr në një apartament në një pallat pas Presidencës. Mësohet se flakët kanë rënë në katin e 6 të një pallati.

Ndërkohë, banorët e pallatit janë evakuuar, ndërsa zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e incidentit në fjalë.

“Rreth orës 12:00, ka rënë zjarr në katin e 6-të të një pallati, në rrugën “Abdyl Frashëri”.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftim.
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×