Shembja me tritol e “Prestige Resort”, Sali Shehu: Qeveria po kthehet në gogol për të trembur mediat, po e çojnë Shqipërinë drejt greminës

Sali Shehu656565

Kryetari i FRD, Sali Shehu ka reaguar pas shembjes së paligjshme me tritol të “Prestige Resort”.

Në një postim në rrjete sociale, Shehu nënvizon se me akte të tilla nuk arrihen standardet evropiane dhe shteti në këtë rast, po kthehet në një gogol për të trembur mediat në vendin tonë.

Shehu shprehet ndër të tjera kundër kësaj politike të implementuar në vendin tonë që sipas tij po e çon Shqipërinë drejt greminës.

Postimi i Sali Shehut:

Te dashur Miq!
Sot gjithë opinioni dhe bota mbare ndoqi me trishtim pamjet apokaliptike të shembjes së “Prestige Resort”. Me duhet te them se për të hapur rrugët drejt Europës, zgjidhja nuk është kjo! Aq me teper për të arritur standartet europiane rruga nuk është forca e verbër e tritolit. Kesisoj shteti nuk mund të garantojë askënd për sigurinë e pronës dhe të investimit të tij në këtë vend, pasi,antiligji po kthehet në një gogol për të trembur “kundërshtarët” politike dhe median ne vendin tone. Jemi kundër një politike të tillë që nuk të çon askund veçse con vendin drejt greminës.

Arena e Lajmit

Shembja me tritol e “Prestige Resort”, Sali Shehu: Qeveria po kthehet në gogol për të trembur mediat, po e çojnë Shqipërinë drejt greminës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook