VIDEO/ Binjakët Shpendi po çmendin Italinë me gola në ish-skuadrën e Bogdanit: Trajneri gjeti mënyrën si të na dallojë nga njëri-tjetri

Kristian dhe Stiven Shpendi janë gati për hapin e madh në karrierë. Dy sulmuesit e talentuar shqiptarë, pjesë e përfaqësuesve të moshave kuqezi, tani janë bërë pjesë e ekipit të parë të Çezenës në Serinë C dhe duket se do të jenë pjesë kryesore e planeve të klubit në këtë edicion.

kristian stiven shpendi

Dy binjakët 19-vjeçare, kanë shkëlqyer me skuadrën e të rinjve të Çezenës. Kristian shënoi 15 gola në 17 ndeshje, ndërsa Stiven shënoi 23 të tillë në 20 ndeshje të luajtura, duke mahnitur skautët e klubeve të ndryshme. Kjo bëri që Çezena t’i kalojë në ekipin e parë dhe që në miqësoret e verës, t’u japë hapësira të rëndësishme.

Ata e kanë shpërblyer këtë besim të trajnerit të skuadrës kur dikur shkëlqente në Serinë A Erjon Bogdani, teksa në miqësoren e sotme ndaj Samaurese, Kristian krijoi aksionet dhe Stiven dërgoi topin në rrjetë dy herë.

Dy binjakë që shënojnë me kaq rregullsi është një gjë mjaft e veçantë, ashtu si edhe fakti se shumëkush ka të vështirë t’i dallojë njërin nga tjetri, duke filluar nga trajneri MImo Toskano. Por ky i fundit ka gjetur një mënyrë shumë origjinale. “Në ditën e parë trajneri më kërkoi të vendosja një fashë në kyçin e dorës që të më dallojë nga vëllai im Kristian dhe që atëherë nuk e heq më”, zbuloi Stiven pas sfidës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×