VIDEO/ Juventusi njeh ndalesën e parë në kampionat, Sampdoria bllokon bardhezinjtë

Juventusi ka pësuar ndalesën e parë në kampionat që në javën e dytë të Serisë A, teksa u bllokua në barazimin 90-0 nga Sampdoria në fushën e kësaj të fundit.

samp-juve

Në një ndeshje shumë të luftuar në mesfushë, Juventusi mund të pësonte shumë shpejt, pasi mbrojtja e saj la hapësirë për Leris, por ai goditi traversën. Më pas, dy raste të Kuadrado dhe Kostiç vijuan ne pjesën e parë, ku Juventusi e kishte të vështirë të gjente hapësira për të shënuar.

Në të dytën Vlahoviç u shfaq më i rrezikshëm dhe ia doli që të pasonte për Rabio i cili çoi sferën në rrjetë. Por sulmuesi serb ishte në pozicion jashtë loje gjatë aksionit dhe kështu, goli u anulua. Rastet ishin me pikatore deri në fundin e sfidës, me Kostiç i cili në shtesë e pat mundësinë e artë të shënonte golin e fitores, por nuk ia doli të kalonte Auderon.

SAMPDORIA 0-0 JUVENTUS

asdasdasdsadsad

NGJARJET KRYESORE:

90’+3’ Kostiç i afrohet golit të avantazhit me një gjuajtje nga e djathta, por Aufero grushton sferën duke shpëtuar portën e tij.

87’ Rovela i afrohet golit me një gjuajtje nga jashtë zonës, topi kalon pak mbi traversën e portës së Sampdorias.

66′ Juventusi tund rrjetën me Rabio dhe feston, por pas pak çastesh, gjyqtari anulon golin pasi VAR sinjalizon Vlahoviç në pozicion jashtë loje gjatë aksionit.

49’ Vlahoviç kërkon penallti pas një rrëzimi në zonë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

23’ Kostiç gjuan nga e majta, topi devijohet dhe niset drejt portës, Audero e devijon mbi traversë.

15’ Kuadrado vjedh topin në mesfushë dhe shfaqet para portës së Sampdorias, por gjuan në duart e portierit.

7′ Leris shfaqet para Perin, por gjuajtja e tij ndalet nga traversa. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

form

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×