Kristiano Ronaldo u la në stol në sfidën përballë Liverpul, një zgjedhje kjo nga Ten Hag që ka surprizuar mediat angleze.
Përpara fillimit të sfidës, legjendat e Premier Ligës, Roi Kin, Geri Nevil dhe Xhejmi Karrager, ndodheshin në fushën e lojës për të raportuar për “Sky Sport”.
Një moment Ronaldo kalon pranë tyre dhe takon Nevil, teksa në moment Karrager i zgjat mikrofonin për ta intervistuar. Portugezi e shpërfill dhe shkon të takojë Roi Kin.
Kjo gjë duket se ka ardhur dhe për shkak të deklaratave të legjendës së Liverpul, i cili ka theksuar shpesh se Ronaldo nuk ka treguar profesionalizëm ndaj klubit të tij kur është shprehur se do të largohet nga Junajtid.
Arena e Lajmit
