VIDEO/ Seferi ndahet me Tiranën, mesazh prekës për klubin bardheblu: Do jesh gjithmonë një familje për mua

Taulant Seferi largohet nga Tiranëa dhe do të transferohet te skuadra e Vorskla Poltava.

SEFERI

Me anë të një mesazhi prekës në rrjetet sociale, sulmuesi i Kombëtares i ka dhënë lumturinë klubit bardheblu, duke e falënderuar për çdo gjë.

Faleminderit Tirona ime! Ne fare pak kohe u ktheve ne shtëpinë qe me kishte munguar. Sot me bindje them se do jesh gjithmonë familje për mua. Kam përjetuar emocione te forta nga ato qe rralle mund te kalohen ne jete. Me ke dhen dorën atëherë kur ndoshta pak besuan edhe mirënjohja është një virtyt qe dua ta ruaj. Klube mund te ndërrojmë shume por te rralla janë fanellat e renda qe len gjurme. Këtu kalova nga vitet dhe eksperiencat me te bukura me njerëz special. Përgjithmonë falënderues ndaj Zotit, këtij klubi, familjes time, shokëve te mi te skuadrës me te cilët provuam humbjet dhe fitoret, trajnerit Shehi qe besoi tek unë, te gjithë stafit Teknik, stafit mbështetës, administratës se klubit Tirana, si edhe Presidentit mbështetja e te cilit s’më ka munguar ne asnjë moment. Nga falënderimet me te veçanta i takojnë atyre qe janë lojtari i 12 ne fushe ama te paret edhe te vetmit ne shkallet e stadiumit, tifozë risë bardh’ e blu qe duartrokiten për mua dhe brohoriten cdo gol, çdo aksion. Sot nis një rrugëtim te ri, me zemrën plote drejt një kapitulli te ri. Dashuria dhe vlerësimi i pamat qe me keni dhëne me jep force te eci përpara”, ishin fjalët e Seferit.

 

View this post on Instagram

A post shared by Taulant Seferi (@taulantseferi77)

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×