VIDEO/ Ten Hag nuk i përmbahet, intervistë me të shara pas ndeshjes: Meguajër dhe Ronaldo do kenë një rol në të ardhmen

Erik Ten Hag ishte dukshëm në humor pas sfidës që skuadra e tij fitoi ndaj Liverpulit. Mançester Junajtid fitoi 2-1 dhe iu largua fundit, por sidomos dominoi ndaj një prej skuadrave më të forta në Angli. Tekniku holandez pas ndeshjes e kishte të vështirë të përmbante emocionet, aq sa në intervistën e tij në “Sky Sport” nuk evitoi dot të sharat.

ten hag klop

“Mund të flasim për taktikë, por gjithçka është rrjedhojë e sjelljes. Ne e kishim në fushë, kishte shpirt luftarak dhe komunikim. Mund ta shihni se çfarë mund të arrijnë pasi ata mund të luajnë futboll të mirë”, tha fillimisht Ten Hag duke lëshuar edhe një të sharë në mes (fu*king good football) që bëri që intervistuesi të kërkonte falje për këtë fjalë që u dëgjuan nga holandezi.

“Unë dëshiroja një qasje ndryshe nga ndeshja me Brentford dhe kjo është ajo që sollëm në fush. Kjo është arsyeja pse jam i kënaqur, ne mund të luajmë shumë më mirë nëse kemi qetësinë që të bëjmë një pasim më shumë. Kemi lojtarë të mitë, por tani mund të bëhemi një skuadër.

Mendoj se Bruno Fernandes tregoi lidership, ashtu si Varane. Ata bëjnë një diferencë të madhe, por kjo është ajo që duhet të tregojnë. Ne na duhen më shumë liderë. Kur do ekip fitues, të duhen më shumë liderë. Duhet ta tregojmë në çdo ndeshje, jo vetëm ndaj Liverpulit.

Në lujamë me shpejtësi përpara, por edhe në mesfushë pasuam mirë me Eriksen, Bruno dhe MekTominej. Nuk kam pse të përmend se Meguajër dhe Ronaldo janë lojtarë të mrekullueshëm dhe ata do të kenë një rol në të ardhmen. Kasemiro, Ronaldo dhe Varane kanë fituar trofe dhe do të drejtojnë lojtarët më të rinj, uroj që prania e tyre të jetë një stimul i madh për pjesën tjetër. Ne duam të afrojmë lojtarët e duhur në ekip, jo lojtarë dosido. Merkato nuk është e mbyllur, na duhet numër dhe cilësi”, tha trajneri i Mançester Junajtid.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×