Çavi nuk e dëshiron në skuadër. Futbollisti më i pasur i Barçës, shok reparti me sulmuesin e Kosovës

Martin Breithuait prej kohësh është nxjerrë në shitje nga Çavi Hernandez, me teknikun spanjoll që kërkon me ngulm shitjen e sulmuesit danez.

braithuajt

Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, klubi që është gati të afrojë 31-vjeçarin është Majroka.

Negociatat duken të vështira, pasi problem është paga që ai merr te Barcelona, por ajo që mund ta bind danezin janë minutat për të luajtur, gjë që ai nuk ka për ta gjetur te skuadra katalanase.

Majorka kërkon që ta bëjë shok reparti me Vedat Muriqin, që për trajnerin Havier Aguirre, do të jetë një dyshe që do ta ndihmojë skuadrën të arrijë objektivat.

Breithueit gjithashtu njihet dhe si futbollisti më i pasur i Barcelonës, për shkak të pasurisë që ka familja e tij.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×