E enjtja e 25 gushtit do të jetë e shënuar për sportin shqiptar pasi sjell në Tiranë një eveniment të rëndësishëm. Boksieri Florian Marku do të duelojë ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez për të treguar se është një nga më të mirë të kategorisë velter dhe se shumë shpejt duhet të ketë shansin e tij për të luftuar për një brez kampioni.
Por evenimenti i të enjtes do të kulmojë me ndeshjen e Markut, pasi më parë do të zbresin në ring edhe boksierë e boksiere të tjera që do të ndezin atmosferën në stadiumin kombëtar i cili pret për herë të parë një eveniment të këtij lloji.
Në vijim janë të gjitha sfidat e planifikuara për natën e të enjtes sipas asaj që është parashikuar si radha për të zbritur në ring:
- Marinela Cani-Gulaj Bazdogan
- Gelian Rojku-Sinan Gungor
- Ervis Lala – (Kundërshtar për t’u konfirmuar)
- Mateo Çelo – Radoslav Mitev
- Leandro Xhelili – Viktor Lukas
- Patricio Santini – Danier Ibarguen
- Muhamet Qamili – Jin Kaisedo
- Spiridhon Ymeri – Dmitro Berezni
- Stiven Leoneti Dredhaj – Aleksandar Petroviç
- Amarildo Vraja – Borislav Velev
- Florian Marku – Miguel Parra Ramirez
Arena e Lajmit
