Aksident në aksin Krumë -Kukës, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë bashkëshortja e tij

Ambulanca 600x338 1

Një aksident ka ndodhur ditën e  sotme në aksin rrugor Krumë -Kukës në vendin e quajtur “Qaf Tobli”.

Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën bashkëshortja e tij shtetasja F. S., 61 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Has/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2023, në aksin rrugor Krumë -Kukës, në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, shtetasi Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volkswagen Passat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Arena e Lajmit

Aksident në aksin Krumë -Kukës, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë bashkëshortja e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook