“Alegri i ulërin vetes, Spaleti është gjeni”, Kasano analizon Serinë A: Interin do e shohim në maj duke luftuar për gjithçka

Antonio Kasano është i bindur se në këtë edicion në Serinë A, trajnerët po bëjnë diferencën. Thuajse si gjithmonë, ai ka marrë për shembull Napolin dhe Juventusin, duke nxjerrë në pah ato që sipas tij janë të metat e Alegrit dhe meritat e Spaletit.

kasano

“Spaleti, ndryshe nga Alegri, është një gjeni. Napoli ka lojtarë më pak të fortë se sa Juventusi dhe ai i bën të luajnë në mënyrë hyjnore, ndërsa bardhezinjtë, të cilët kanë lojtarë më të fortë, luajnë rastësisht.

Kvaratskhelia është një fenomen, ka pak kohë që ka mbërritur në Itali dhe që tani ecën me 1000 km në orë. Lobotka është një lojtar fenomenal, por më pak i fortë se ata që ka Juventusi. Spaleti i bën të japin në maksimum, ky është ndryshimi me Alegrin i cili lodhet, ulërin, ulërin, ulërin me veten dhe kaq. Napoli është në të vërtetë i paparashikueshëm.

Interi? Më ka pëlqyer, por kishte disa probleme pasi Specia u tregua i frikësuar. Në “San Siro” është gjtihmonë e komplikuar për skuadrat e vogla. Lautaro Martinez vazhdon të bëjë shumë mirë, por në përgjithësi zikaltrit e dinë se çfarë duhet të bëjnë, e dinë se si duhet të lëvizin dhe janë shumë të fortë. Skuadra e Inzagit është kandidate me Juventusin dhe Milanin për të fituar titullin. Alternativa si Interi me Korrea dhe Xheko nuk e kanë luksin t’i kenë të gjithë. Do ta shohim në maj duke luftuar për gjithçka”, ishte parashikimi i Kasanos.

Arena e Lajmit


“Alegri i ulërin vetes, Spaleti është gjeni”, Kasano analizon Serinë A: Interin do e shohim në maj duke luftuar për gjithçka

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook