“Bashkë fitojmë Tiranën”, Këlliçi pas zyrtarizimit si kandidat i opozitës për Tiranën: Akti i Alimehmetit, fisnik e qytetar! Vizioni ynë për kryeqytetin…

318599630 698373641657874 3730577177165035772 N

Kandidati zyrtar i opozitës për zgjedhjet lokale të 14 majit për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij dhe tërheqjes së Ilir Alimehmetit.

Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi u shpreh se vizioni për bashkinë e Tiranës është : garë dhe bashkim, ndërsa shtoi se falënderon përzemërsisht Alimehmetin për aktin fisnik e qytetar.

Postimi i plotë:
Era e Re e politikëbërjes!
Garë dhe bashkim
Ky është mesazhi dhe vizioni ynë për alternativën opozitare për Tiranën.
Primaret e Tiranës u kurorëzuan me bashkim.
Ne jemi skuadra Këlliçi-Alimehmeti
Falenderoj përzemërsisht Doktor Ilir Alimehmetin për aktin e madh fisnik, qytetar dhe politik!
Bashkë #FitojmëTiranën!

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook