Java e parë e Superiores/ Zbuloni formacionin më të mirë dhe më të dobët

Superiorja mbylli javën e parë, ku nuk munguan surprizat, me skuadrat e sapongjitura që arritën të merrnin tre pikët, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon.

superiore

“Panorama Sport”, vijon traditën prej shumë vitesh, duke përzgjedhur formacionet më të mira dhe më të dobëta të javës.formacioni me i mire

TRAJNERI MË I MIRË , XHEVAHIR KAPLLANI

Erzeni e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, madje edhe të paparashikuar rikthimin në Superiore. Merita i takon stafit teknik dhe trajnerit Kapllani, për strategjinë dhe lojën e zhvilluar ndaj Vllaznisë. Duke mundur një pretendente kryesore dhe me lojë të bukur në të dyja fazat, i bie që Xhevahir Kapllani të jetë i përzgjedhuri i rubrikës, si trajneri më i mirë i javës së parë. Fare mirë, këtë pozicion e meritonte edhe trajneri Dejan Vukiçeviç i Laçit.

formacioni me i dobet

TRAJNERI MË I DOBËT, MIREL JOSA

Vllaznia mendohej si favorite e padiskutueshme në startin e sezonit, por shkodranët nuk shfaqën asgjë nga pritshmëria e tyre në fushën asnjanëse të Durrësit ndaj Erzenit. Mbase shkodranët e kishin marrë lehtë kundërshtarin dhe për këtë arsye u mundën.

Nisur nga rezultati dhe loja e zhvilluar, Mirel Josa i bie të përzgjidhet si trajneri më i dobët i javës së parë. Këtë pozicion mund ta meritonin edhe Arapi i Teutës dhe Çela i Kastriotit.

Arena e Lajmit

 


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook