U luajtën sot ndeshjet e vlefshme për raundin e 1/32-ave të Kupës së Ligës së Anglisë, ku nuk munguan surprizat. Uatfordi i Rei Manajt, ishte ndër viktimat e bujshme, teksa u eliminua nga MK Dons që militon në League One, me rezultatin 0-2. Shqiptari u aktivizua titullar në këtë duel, por nuk arriti të linte gjurmë.
Disfatë befasuese edhe për Fulhemin që u mposht nga modestët e Kraulei. Ndërkohë që nga Kupa u eliminua edhe Uest Bromuiç që u mposht nga Derbi.
Në sfidat e tjera, Stoksport, për pak sa nuk shtangu Leisterin, teksa “dhelprat” arritën të kualifikoheshin vetëm falë penalltive.
REZULTATET:
Arena e Lajmit
