Liga e Kampioneve/ Skuadra e mesfushorit të Shqipërisë kap grupet, izraelitët eliminojnë Crvena Zvezdën

Tre skuadra të tjera kanë prerë sot biletën për në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve me rezultate mjaft interesante ku vetëm një sfidë dukej e parashikueshme.

cntYIVRc8JQUzoj

Ajo ishte ndeshja mes Benfikës dhe Dinamo Kiev, ku portugezët kanë konfirmuar epërsinë pas fitores 2-0 të sfidës së parë në transfertë, duke dominuar 3-0 në shtëpi për të kaluar lehtësisht në grupet e turneut.

Ndeshje interesante ishte ajo e Viktoria Plzen të Republikës çeke ndaj Karabak. Skuadra çeke, pjesë e të cilës është edhe mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Kristi Qose, ka fituar 2-1 me përmbysje ndaj azerëve, duke u kualifikuar pas barazimit 0-0 në duelin e parë.

Ndërkohë, jashtë grupeve ka mbetur Crvena Zvezda, e cila u eliminua nga Makabi Haifa. Ky i fundit kishte mundur 3-2 serbët në ndeshjen e parë dhe u përpoq të ruante rezultatin në sfidën e sotme në Beograd, por pësoi 2 gola që në pjesën e-parë. Në fund të kësaj pjesë, Makabi shënoi pas një penalltie të humbur, duke lënë kualifikimin të hapur dhe në minutën e 90, një autogol e ndihmoi për barazimin 2-2 që galë golavarazhit të përgjithshëm i mundësoi kalimin në grupe të turneut.

REZULTATET

Benfika-Dinamo Kiev 3-0

Crvena Zvezda – Makabi Haifa 2-2

Plzen – Karabak 2-1

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×