Orë vendimtare për merkaton e Kukësit, ku priten zyrtarizimet e fundit. Merkatoja vijon të jetë ende e hapur deri nëlimitet e transferimeve, teksa siç dihet sytë e drejtuesve janë hedhur te një sulmues “pykë”.
Mungesa e sigurisë nga kroatiZivkoviç ka bërë që verilindorët prej kohësh të shohin mundësitë reja për të përforcuar ekipin. Së fundmi, në skenëdoli emri i bomberit kilian, Nikolas Kastijo, me një karrierëmjaft të pasur dhe trofe tëshumtë, por drejtuesit ustepën për shkak të dëmtimit që pati pësuar 29-vjeçari, i cili e ka lënë thuajse dy vite largfushave. Gjasat janë që edhekjo pistë të bjerë, pasi u bënëdisa ditë nga nisja e kontakteve dhe ende nuk ka zhvillime midis palëve, edhe psenë klub pohojnë se ende nukka një vendim përfundimtar.
Nga ana tjetër, pritet që tëzyrtarizohet afrimi i ish-lojtarit të Lejster Sitit në Angli, Lejton Ndukvu, i cili i ështëbashkuar ekipit në stërvitje në Tiranë dhe shikohet si një element që do të shtojë konkurrencën dhe cilësinë te Kukësi. 23-vjeçari qëndroi për disaditë me skuadrën në Turqi, kuedhe u pa nga afër nga trajneri Gega, i cili la përshtypjetë mira dhe u pa si një element i rëndësishëm.
PORTIERI – Pak ditë mëparë nga verilindorët u larguaportieri i dytë, Fatjon Çollari, i cili iu bashkua ekipit të Tomorit në Kategorinë e Parë. Gjithsesi, klubi menjëherë ka gjetur zëvendësuesin dhe i ka hedhursytë nga të talentuarit. Me ekipin është bashkuar Marvin Brozi,i cili ka dalë nga moshat e Partizanit dhe pati një aventurëedhe tek ekipi i Estes në Itali. Ai është njëkohësisht edhepjesë e 21-vjeçarëve, ndërkohë që ndaj bardhebluve ishte igatshëm në stol. Mesa duket, porta këtë vit do të mbrohetnga dy 21-vjeçarë, ku sigurisht për momentin rolin e titullarite ka Angjelo Tafas.
VLLAZNIA – Nëse nga njëra anë drejtuesit po bëjnë manovrimet e fundit në merkato, stafi teknik e ka mendjen te përballja e radhës. Skuadra ka nisur javën anti-Vllazni, me shpresënse do të marrin tri pikët e para në kampionat, pas barazimit nëstart me Tiranën. Për momentin situata duket e qetë, ndonësejanë dëmtimet ato që shqetësojnë Gegën, duke mos pasur shumëmundësi përzgjedhjeje në këto javë të para. Për përballjen meshkodranët tekniku pritet të bëjë të tjera ndryshime, sidomosnë sulm, pas mungesës së Dacit të pezulluar nga kartoni i kuqqë mori ndaj Tiranës.
VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit
