Shumë shpejt stadiumi i Partizanit do të marrë një pamje më të bukur dhe serioze. Prej ditësh kanë ardhur stolat, teksa së fundmi ka nisur edhe puna për montimin e tyre.

Në tribunën kryesore aktualisht po punohet për montimin e hekurave mbajtës, mbi të cilët do të vendosen stolat. Kjo procedurë pritet të zgjasë disa ditë, përpara se puna të hyjë në fazën e fundit, që është montimi final i stolave.

Nga ana tjetër po punohet edhe për instalimin e xhamave në pjesën që ndan tribunën me fushën.

Puna për vendosjen e këtyre barrierave nuk pritet të zgjasë shumë, pasi është një proces që kërkon më pak kohë. Shumë shpejt Partizani do të presë ndeshje zyrtare në impiant.

Arena e Lajmit
and then