Sulmi atomik dhe modeli “Pep”, Bajerni kameleon/ Nagelsman “kopjon” Guardiolën

Shpejt, shpejt, shpejt, shpe jtësi! Këto janë fjalët më të duhura për të përshkruar sulmin e Bajernit në këtë fillim sezoni. Me largimin e Robert Levandovskit, trajnerit Nagalsman iu desh të bënte modifikime në sulm. Pas shumë vitesh Bajerni është gjendur para faktit të kryer se duhet të luajë pa një numër 9.

4709540-0-image-a-26_1538505323215

Një situatë e re, të cilën Nagelsman e ka përmendur më shumë se një herë gjatë intervistave të tij. Dhe tekniku i kampionëve të Gjermanisë duket se e ka gjetur formulën e duhur për ta kthyer skuadrën që drejton në një makineri golash edhe pa Levandovskin në përbërje.

Pa një numër 9 fiks në fushë, Nagelsman ka mundësinë të aktivizojë disa nënta false njëherazi. Myler, Gnabri, Mane, Sane, Musiala, Koman janë të gjithë lojtarë që fare mirë mund të bëjnë numrin 9 fals. Kaq shumë alternativa i mundësojnë trajnerit Nagelsman të flasë me një gjuhë taktike si ish-trajneri i bavarezëve, Pep Guardiola.

Katër sulmuesit në pjesën e përparme kanë pozicione fikse vetëm në një copë letre, ose për ta thënë më shumë si futbolli, në tabelën origjinale të taktikave në dhomën e zhveshjes. Në fushë është një histori tjetër, pasi të katër sulmuesit ndërrojnë vazhdimisht pozicionet e tyre gjatë takimit. Kjo e bën mjaft të vështirë përqendrimin për mbrojtjen kundërshtare.

KOMAN

Por bashkë me fleksibilitetin, sulmin e Bajernit e bën të dallueshëm edhe një tjetër tipar, shpejtësia. Me lojtarë si Gnabri, Mane, Sane, Musiala, Koman, Bajerni ka sulmin më të shpejtë në Europë. Sulmi i Bajernit ka një shpejtësi mesatare prej 35.1 km/orë, teksa listën e sprintierëve të kampionëve të Gjermanisë e kryeson Kingsli Koman me 35.9 km/orë. Ai ndiqet nga Mane me 35.5 km/ orë, Sane 35.4 km/orë, ndërsa i fundit është Musiala me 33.7 km/orë. Një sulm atomik.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook