Juventusi pranë ish-sulmuesit të tyre, rivalët e bardhezinjve në Serinë A buzëqeshin për shkak të një… klauzole

Juventusi duket shumë pranë transferimit të ish-sulmuesit të Napolit, Arkadius Milik nga Marseja.

MILIK

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur, me bardhezinjtë që do të paguajnë 8 milionë euro për kartonin e tij, shifër nga e cila do të përfitojë edhe Napoli.

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, në kontratën e transferimit të Milik në Francë, napoletanët kishin vendosur dhe një klauzolë ku do të përfitonin 30% të shumës së një transferimi të tij në një klub tjetër në të ardhmen.

Në këto kushte Napoli po shpreson në mbylljen e këtij transferimi për të arkëtuar një shumë të konsiderueshme që mund të përdoret për mbylljen e marrëveshjes për Kejlor Navas.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×