Tirana ka ndryshuar mbi 50 për qind të formacionit kampion në këtë sezon të ri.

FOTO: F.Hazisllari
Skuadra bardheblu ka ndryshuar çdo repart veç portës, duke treguar se është një kameleon në këtë kampionat të 84-t.
Gjendja është ndryshe në këtë moment.
FORMACIONI I TITULLIT – Tirana shkatërron gjithë skuadrën kampione të Shqipërisë, që solli titullin e 26-të.
Së fundmi nga ekipi ikën edhe Taulant Seferi, Devid de Silva dhe nga kampionët mbeten shumë pak njerëz.
Kështu, Ismajlgeci, Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Limaj dhe Xhixha janë “mohikanët” e mbetur të kampionëve dhe dy lojtarë që nuk kanë qenë gjithmonë titullarë.
Deri tani veç të parëve kanë ikur Totre, Ngo, Toli dhe Hoxhallari, ndërsa në horizont janë edhe tri largime të tjera.
Në gjithë këtë vorbull Tirana zbrazet nga yjet e saj dhe është detyruar të ndryshojë si stilin e lojës edhe ekipin.
FORMACIONI SOT – Orges Shehi ka vazhduar edhe dje punën për ndeshjen e dytë të Tiranës, atë kundër Egnatias. Paçka se shiu i prishi punë Shehit, gjërat u sistemuan në vazhdim.
Me shumë mundësi në sfidën me rrogozhinasit ku do të përballen me një “ish”, qëndron në stol Behiratçe.
Nga ana tjetër edhe Toshevski e ka humbur vendin e titullarit. Përgjoni kthehet në mbrojtje, ndërsa Ismajlgeci do të luajë si sulmues. Në skuadër kthehet edhe Vesel Limaj.
Arena e Lajmit
