Roma e Zhoze Murinjos vazhdon punën në merkato, ku prioritet i është dhënë gjetjes së një zëvendësuesi për Zhorzhinjo Vijnaldum i cili do të mungojë një kohë të gjatë për shkak të një dëmtimi. Në listën e drejtuesve të klubit kryeqytetas duket se nuk mungojnë alternativat, ku në orët e fundit është shtuar edhe emri i mesfushorit të PSG-së, Leonardo Paredes.

Sipas raportimeve nga “Sky Sports”, argjentinasi që është prej kohësh dhe një objektiv i Juventusit, shikohet nga ana e trajnerit të verdhekuqve, Zhoze Murinjo si zëvendësuesi perfekt i Vijnaldum, me klubet që kanë nisur kontaktet e para mes tyre.
Nëse ky operacion i merkatos mbyllet me sukses do të ishte një rikthim për Paredes, me mesfushorin që ka veshur fanellën e Romës dhe në të shkuarën.
Arena e Lajmit
and then