Zhoze Murinjo është në kërkim të një mesfushori për të zëvendësuar Xhini Vajnaldum, i cili pësoi një dëmtim të rëndë dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Emri i fundit që raporton “La Repubblica” është ai i Saul Nigez. Mesfushori spanjoll që sapo mbylli aventurën e tij një-vjeçare me Çelsin, është rikthyer dhe njëherë te Atletiko, me klubin nga Madridi që është i hapur për diskutime.
Verdhekuqtë e kërkojnë atë në formën e huazimit dhe Atletiko është gati ta pranojë këtë kërkesë, por paga e spanjollit duket se është problemi që step Murinjon.
Emrat e tjerë në listën e portugezit janë ato të Bakajokos, Nandez dhe Herri Uinks nga Totenhemi. Gjithashtu Murinjos i është vetofruar edhe ish-mesfushori i verdhekuqve, Raxha Naingolan.
Arena e Lajmit
